Lajm bombastik: Gianluca Scamacca rikthehet në Serie A

Lajm bombastik nga Italia, Gianluca Scamacca rikthehet në Serie A.

Sulmuesi italian, Gianluca Scamacca verën e shkuar u transferua nga Sassuolo te West Ham për 36 milionë euro.

Por italiani nuk e ka nisur mirë aventurën e tij në Angli dhe në 22 ndeshje ka realizuar vetëm 6 gola.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Scamacca në verë sipas të gjitha gjasave do të rikthehet në Serie A.

Sipas Calcio Mercato, Juventus e ka piketuar Scamaccan si pasardhësin ideal të Vlahovic, i cili pritet të largohet në verë nga Zonja e Vjetër.

Biankonerët madje kanë gati ofertën për West Ham dhe janë të gatshëm tia ofrojnë kartonin e Moise Kean dhe 10-15 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here