BOMBË: Ansu Fati transferohet në Serie A

Lajm bombastik nga Italia, Ansu Fati transferohet në Serie A.

Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati, mund të largohet nga Camp Nou në fund të sezonit.

Barcelona po has në probleme ekonomike dhe në verë Blaugranët do të jenë të detyruar ta sakrifikojnë një yll.

Fati nuk po kalon momente të mira te Barcelona pas rikthimit nga lëndimi. Sulmuesi 20-vjeçar ka realizuar 4 gola në 22 ndeshje dhe nuk po gjen dot formën e duhur.

Drejtuesit e Barcelonës janë të gatshëm ta sakrifikojnë Ansu Fati-n në verë dhe nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë gjigantët italian.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan dhe Juventus do të duelojnë në merkaton e verës për shërbimet e Fati-t.

Rosonerët e kanë piketuar spanjollin si zëvendësuesin ideal të Leaos, në rast se ky i fundit largohet nga skuadra.

Për të siguruar shërbimet e Fati-t, Milan dhe Juventus do të duhet të ofrojnë më së paku 50 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here