BOMBA E JANARIT: Rabiot në Old Trafford, ylli i United te Juventusi

Bomba e janarit, Juventus dhe Manchester United shkëmbejnë yjet e tyre!

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës.

Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot, është njëri nga lojtarët më të përfolur javët e fundit, pasiqë kontrata me Biankonerët i skadon në fund të sezonit.

Rabiot po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 6 gola dhe 2 asistime në 20 ndeshje të luajtura dhe disa gjigantë europian synojnë transferimin e tij.

Sipas raportimeve të fundit, Manchester United synon transferimin e Rabiot gjatë këtij afati kalimtar dhe Djajtë e Kuq kanë gati ofertën joshëse për Juventusin.

Calcio Mercato, shkruan se Manchester United ia ka ofruar Juventusit kartonin e Diogo Dalot në këmbim të Rabiot.

Biankonerët janë në kërkim të një mbrojtësi për krahun e djathtë dhe Dalot do të ishte përforcimi ideal.

Në rast se Juventus nuk arrin marrëveshje me Rabiot për rinovimin e kontratës, Biankonerët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e United.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here