BOMBË NGA SPANJA: Raphinha transferohet te gjiganti italian

Lajm bombastik nga Spanja, Raphinha transferohet në Serie A.

Sulmuesi brazilian, Raphinha u transferua te Barcelona verën e kaluar për 58 milionë euro, pas sezonit mbreslënës me Leed United.

Edhe përkundër bujës së madhe që bëri, Raphinha nuk po arrin të përshtatet te Barcelona dhe në janar mund të largohet nga Camp Nou.

Raphinha ka realizuar 1 gol dhe 4 asistime në 21 ndeshje të luajtura, ndërsa paga e tij te Barcelona është 6 milionë euro në sezon.

Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan synon huazimin e Raphinhas me opsion blerjeje.

Rosonerët janë në kërkim të një sulmuesi për krahun e djathtë dhe Maldini e ka piketuar brazilianin si përforcimin ideal.

Barcelona ka probleme financiare dhe në verë do të duhet të largojë disa lojtarë nga skuadra për të regjistruar prurjet e reja.

Milan dhe Barcelona kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme pas huazimit të Dest dhe marrëveshja për Raphinhan mund të arrihet me lehtësi.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here