Lajm bombastik: William Saliba transferohet te gjiganti italian

E bujshme nga Italia, William Saliba transferohet në Serie A. 

Ylli i Arsenalit, William Saliba është njëri nga qendërmbrojtësit më të mirë këtë sezon.

Saliba u rikthye në Emirates verën e shkuar pas paraqitjeve të mira që bëri gjatë huazimit te Marseille dhe po vazhdon të shkëlqejë edhe këtë sezon.

Francezi ka luajtur 20 ndeshje me Topçintjë, ka realizuar 2 gola dhe është shtylla e mbrojtjes në skuadrën e Artetas, që renditet në pozitën e parë në Premier League.

Por kontrata e Salibas me Arsenalin skadon në vitin 2024 dhe nga kjo mundësi kërkon të përfitojë gjiganti italian.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus synon transferimin e Salibas në merkaton e verës.

Biankonerët e kanë piketuar 21-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të Leonardo Bonuccit dhe janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro për kartonin e tij.

Francezi përfiton te Arsenali 2.3 milionë euro në sezon, ndërsa Zonja e Vjetër është e gatshme t’i ofrojë trefishin.

Saliba është i lumtur në Emirates, por në rast se Topçinjtë nuk fitojnë titullin, ai mund të ndryshojë mendje dhe t’i bashkohet Juventusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here