Nuk po luan te Barcelona: Eric Garcia transferohet në Serie A

Eric Garcia te gjiganti italian.

Qendërmbrojtësi spanjoll, Eric Garcia mund të largohet nga Barcelona pasiqë nuk bën pjesë në planet e Xavit.

Garcia u rikthye te Barcelona në  verën e vitit 2021 pas aventurës me Cityn, por me prurjet e shumta në skuadër, 21-vjeçari ka rënë në plan të dytë.

Barcelona ka transferuar treshen Kounde,Christensen dhe Alonso në mbrojtje dhe Garcia është zgjedhja e pestë e Xavit.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë gjigantët italian.

Sipas Calcio Mercato, për shërbimet Garcias në verë do të duelojnë Milani dhe Interi.

Neroaxurët janë në kërkim të zëvendësuesit të De Vrij dhe e kanë piketuar Garcian si një zgjidhje ideale.

Milan gjithashtu do të hidhet në sulm për Garcian, pasiqë janë në kërkim të zëvendësuesit të Simon Kjaer.

Garcia ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026 dhe për kartonin e tij gjigantët e Milanos do të duhet të shpenzojnë 10-15 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here