Bombë: Kondogbia rikthehet në Serie A, por te rivalët e Interit

Lajm i bujshëm nga Italia, Geoffrey Kondogbia rikthehet në Serie A.

Mesfushori i Atletico Madrid, Kondogbia sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Wanda Metropolitano gjatë këtij afati kalimtar.

Francezi sezonin e kaluar ishte një lojtarë kyç në skuadrën e Diego Simeones, por këtë sezon ka rënë në plan të dytë duke bërë vetëm 1 asistim.

Atletico Madrid synon transferimin e Alexis Mac Allister dhe Kondogbia pritet të rikthehet në Serie A.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se interesim për shërbimet e francezit ka shfaqur Milani.

Rosonerët janë në kërkim të një mesfushori defanziv dhe e kanë piketuar francezin si një zgjidhje me kosto të ulët.

Kondogbia ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2024, ndërsa për shërbimet e tij Milan do të duhet të paguaj 10 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here