Marrëveshja është arritur: Smalling transferohet te gjiganti italian

Chris Smalling largohet nga Roma, por jo nga Serie A.

Qendërmbrojtësi anglez, Chris Smalling e ka gjetur formën e duhur që nga transferimi i tij te Roma.

Anglezi u transferua në Olimpico në verën e vitit 2019, ndërsa kontrata me Giallorosët i skadon në fund të sezonit dhe 33-vjeçari dëshiron sfida të reja.

Smalling dëshiron të luaj në Champions League dhe nuk planifikon ta rinovojë kontratën me Romën.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Smalling ka arritur marrëveshje me Interin.

Neroaxurët e kanë piketuar anglezin si zëvendësuesin ideal të Stefan De Vrij, i cili do të largohet nga skuadra në fund të sezonit.

Smalling do t’i bashkohet Neroaxurëve si futbollist i lirë, ndërsa detajet e marrëveshjes nuk janë zbuluar ende.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here