Krizë rezultatesh: Milan transferon yllin 35 milionësh

Lajm bombastik, Milan transferon yllin e La Ligas.

Milan mbrëmë u eleminua nga Kupa e Italisë, duke u mposhtur nga Torino me rezultat minimal 0-1.

Rosonerët xhiron e kaluar në Serie A, barazuan ndaj Romës 2-2 dhe drejtuesit janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime.

Olivier Giroud dhe Rafael Leao janë shtylla e vetme e Milanit në vijën e sulmit, pasiqë Origi dhe Ibrahimovic janë të lënduar dhe ende nuk dihet sakt rikthimi i tyre.

Drejtuesit kanë vendosur që ta transferojnë një sulmues gjatë këtij afati kalimtar dhe Maldini e ka gjetur profilin e duhur në La Liga.

Calcio Mercato ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan synon huazimin e sulmuesit holandez, Arnaut Danjuma.

Danjuma ka luajtur 17 ndeshje me Villarrealin këtë sezon dhe ka realizuar 6 gola, ndërsa vlera e tij në treg është 35 milionë euro.

Milan synon huazimin e 25-vjeçarit me opsion blerjeje dhe bisedimet pritet të fillojnë ditët në vijim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here