BOMBË: Kevin De Bruyne transferohet në Serie A

Lajm bombastik, Kevin De Bruyne transferohet te gjiganti italian.

Mediat angleze, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar Kevin De Bruyne mund të largohet nga Manchester City në fund të sezonit.

Mesfushori belg ka kontratë me Citizens deri në vitin 2025, por dëshiron sfida të reja dhe interesim për të ka shfaqur gjiganti italian.

Bëhet fjalë për Juventusin, me Biankonerët që synonjnë transferimin e De Bruyne në merkaton e verës.

Te Juventusi pritet revolucion në merkaton e verës dhe Biankonerët e kanë piketuar De Bruyne si përforcimin ideal për vijën e mesfushës.

Vlera e De Bruyne në treg është 80 milionë euro, por në rast se belgu dëshiron të largohet, drejtuesit e Cityt janë të gatshëm ta lënë të lirë për 50 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here