Lajm bombastik: Joao Cancelo rikthehet në Serie A

Lajm bombastik nga Italia, Joao Cancelo rikthehet në Serie A.

Ylli i Manchester Cityt, Joao Cancelo, është njëri nga mbrojtësit më të mirë në Botë për momentin.

Cancelo ka luajtur 30 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 4 gola dhe 6 asistime, ndërsa kontrata me Cityn i skadon në vitin 2027.

Mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se portugezi mund të rikthehet në Serie A.

Sipas Calcio Mercato, Inter e ka piketuar Cancelon si zëvendësuesin ideal të Denzel Dumfries.

Dumfries pritet të largohet nga Interi në fund të sezonit, ndërsa Neroaxurët do të arkëtojnë më së paku 60 milionë euro nga shitja e tij.

Paratë nga shitja e Dumfries, Neroaxurët janë të gatshëm ti shpenzojnë për rikthimin e Cancelos, shkruan Calcio Mercato.

Cancelo ishte pjesë e Interit në formë huazimi gjatë sezonit 2017/18, por Neroaxurët nuk e blenë kartonin e 28-vjeçarit.

Portugezi më pas u transferua te Juventusi për 40 milionë euro ku edhe fitoi Scudetton, ndërsa në vitin 2019 iu bashkua Cityt për 65 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here