Një tjetër kryevepër nga Marotta.
Qendërmbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, është lojtari më i përfolur në mediat sportive, pas lajmit se ka vendosur që të mos rinovojë kontratën me Neroaxurët.
Skriniar ka vendosur të largohet nga Interi pas gjashtë sezoneve me fanellën e Neroaxurëve.
Sllovaku ka vendosur ta vazhdojë karrierën te PSG ku do të përfitojë 9 milionë euro në sezon.
Calcio Mercato, shkruan se Marotta është e hedhur menjëherë në sulm për ta gjetur zëvendësuesin e Skriniar.
Sipas Calcio Mercato, Marotta e ka piketuar qendërmbrojtësin e Leicester, Caglar Soyuncu si zëvendësuesin ideal të Skriniar.
Turkut i skadon kontrata me Leicester në fund të sezonit dhe në verë do të jetë futbollist i lirë.
Inter do të nis bisedimet me agjentin e Soyuncu ditët në vijim për të arritur marrëveshje gjatë këtij afati kalimtar.