Lajm bombastik nga Italia, Raheem Sterling transferohet në Serie A.
Sulmuesi i Chelsea, Raheem Sterling mund të largohet nga Stamford Bridge në fund të sezonit falë një shkëmbimi spektakolar.
Sterling u transferua te Chelsea verën e shkuar për 56 milionë euro, por nuk ka përmbushur pritshmëritë.
Sterling ka luajtur në 22 ndeshje këtë sezon me Blutë e Londrës dhe ka realizuar 6 gola.
Me transferimin e Mudryk në Stamford Bridge, Sterling nuk bën pjesë në planet e trajnerit Potter dhe në verë pritet të largohet nga Chelsea.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Chelsea është e gatshme tia ofrojë Interit kartonin e Sterling në këmbim të Denzel Dumfries.
Dumfries është në shënjestrën e Londinezëve për një kohë të gjatë dhe në verë sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Interi.
Neroaxurët janë të hapur për këtë shkëmbim, pasiqë Sterling do të ishte një super përforcim për vijën e sulmit.