BOMBË: Mauro Icardi rikthehet në Serie A

Lajm bombastik, Mauro Icardi rikthehet në Serie A.

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi, e ka gjetur formën e duhur në Turqi me Galatasaray, duke realizuar 6 gola dhe 4 asistime në 10 ndeshje.

Icardi është i huazuar te Galatasaray, por pas formës së mirë që po tregon nuk duket se do të qëndrojë për shumë gjatë në Turqi.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Mauro Icardi verën e ardhshme mund të rikthehet në Serie A.

Sipas Calcio Mercato, Milan synon transferimin e sulmuesit argjentinas në verë. Rosonerët e kanë piketuar Icardin si zëvendësuesin ideal të Ibrahimovic.

Icardi dëshiron rikthimin në Itali, ndërsa Milan për të siguruar shërbimet e 29-vjeçarit, do të paguaj 15-20 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here