Nuk mbaron me Zaniolon: Milan transferon edhe një tjetër super yll në merkaton e janarit

Revolucion në San Siro, Milan ka gati dy super goditjet.

Milan nuk e ka nisur aspak mirë vitin 2023. Rosonerët në pesë ndeshjet e fundit kanë pësuar dy humbje, kanë barazuar dy herë dhe kanë marrë vetëm një fitore.

Drejtuesit janë të shqetësuar me rezultatet e skuadrës dhe janë të gatshëm të kryejnë dy super përforcime gjatë këtij afati kalimtar.

Ditën e djeshme mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Rosonerët janë pranë transferimit të Nicolo Zaniolos nga Roma.

Por nuk mbaron me kaq, pasiqë sipas raportimeve të fundit Milan synon edhe një tjetër super përforcim gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas Calcio Mercato, Milan do të tentojë transferimin e Houssem Aouar ditët në vijim.

Mesfushori francez është i lidhur me një transferim në San Siro për një kohë të gjatë, pasiqë kontrata me Lyonin i skadon në fund të sezonit.

Aouar pritej t’i bashkohet Milanit në verë, por rezultatet e dobëta kanë ngritur alarmin në kampin e Rosonerëve dhe transferimi i tij do të realizohet gjatë këtij afati kalimtar. Për kartonin e Aouar, Milan do të paguaj 5 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here