Po shkëlqen këtë sezon: Tommaso Baldanzi transferohet te gjiganti italian

Tommaso Baldanzi bën transferimin e karrierës.

Empoli ishte surpriza e xhiros së 19-të në Serie A. Skuadra e Paolo Zanettit e mposhti Interin në Meazza me rezultat 0-1.

Autor i golit të fitores ishte Tommaso Baldanzi i cili po shkëlqen me Empolin këtë sezon.

Baldanzi është mesfushor ofanziv, ndërsa këtë sezon ka luajtur në 11 ndeshje dhe ka realizuar 4 gola.

Paraqitjet e 19-vjeçarit nuk ka shpëtuar pa u vënë re dhe sipas raportimeve të fundit gjiganti italian synon transferimin e tij.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Juventus synon transferimin e Baldanzit në merkaton e verës.

Te Zonja e Vjetër pritet një revolucion në verë dhe drejtuesit e kanë piketuar Baldanzin si pjesë e projektit të ri.

Baldanzi ka kontratë me Empolin deri në vitin 2027 dhe për shërbimet e tij Juventus do të duhet të paguaj më së paku 15 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here