E bujshme: Nabil Fekir transferohet në Serie A

Nabil Fekir te gjiganti italian.

Mesfushori francez, Nabil Fekir është njëri nga lojtarët më të kërkuar falë paraqitjeve të mira me Real Betis.

Fekir ka luajtur 15 ndeshje këtë sezon, duke realizuar 5 gola dhe 3 asistime, ndërsa me Betisin i skadon në vitin 2026.

Francezi është i lidhur për një kohë të gjatë me një transferim në Premier League dhe Serie A, ndërsa sipas raportimeve të fundit gjiganti italian synon afrimin e tij në merkaton e verës.

Siç raporton Calcio Mercato, Roma do të hidhet në sulm për transferimin e Fekir në merkaton e verës.

Jose Mourinho e pëlqen shumë 29-vjeçarin dhe ia ka kërkuar drejtuesve afrimin e tij.

Transferimi i tij në Olimpico do ti kushtojë Giallorosëve më së paku 40 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here