ÇFARË TRADHËTIE: Edin Dzeko transferohet te rivalët e Interit

Edin Dzeko largohet nga Interi, por jo nga Serie A.

Sulmuesi i Interit, Edin Dzeko po shkëlqen me fanellën e Neroaxurëve këtë sezon duke realizuar 11 gola dhe 5 asistime në 28 ndeshje të luajtura.

Dzeko ka kontratë me Interin deri në fund të sezonit dhe sipas raportimeve të fundit rivalët e Neroaxurëve kërkojnë të përfitojnë nga kjo mundësi.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Juventus synon transferimin e Dzekos në merkaton e verës.

Biankonerët janë në kërkim të përforcimeve për vijën e sulmit, pasiqë Vlahovic pritet të largohet nga skuadra në verë.

Te Zonja e Vjetër besojnë se Dzeko mund të luajë ende në nivele të larta dhe synojnë tia rrëmbejnë atë Interit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here