BOMBA E VERËS: Antoine Griezmann transferohet në Serie A

Lajm bombastik nga Italia, Antoine Griezmann transferohet në Serie A.

Sulmuesi francez, Antoine Griezmann u rikthye te Atletico Madrid pas aventurës së dështuar te Barcelona.

Që nga rikthimi i tij në Wanda Metropolitano, Griezmann e ka gjetur formën e duhur duke realizuar 7 gola dhe 9 asistime në 29 ndeshje të luajtura.

Megjithatë, Griezmann në verë mund të largohet nga Atletico, pasiqë Diego Simeone do të largohet nga klubi.

Griezmann dhe Simeone njihen për marrëdhënien e tyre të ngushtë dhe francezi dëshiron largimin nga Wanda Metropolitano.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Juventus synon transferimin e francezit në merkaton e verës.

Biankonerët e kanë piketuar 31-vjeçarin si përforcimin ideal për vijën e sulmit. Për të siguruar shërbimet e Griezmann, Juventus do të duhet të paguaj 20 milionë euro.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here