Shkëmbim spektakolar: Leao në Camp Nou, ndërsa ylli i Barcelonës te Milani

Oferta joshëse ka arritur, Rafael Leao transferohet te Barcelona?

Sulmuesi portugez, Rafael Leao është njëri nga lojtarët më të kërkuar për momentin, falë paraqitjeve mbreslënëse me Milanin.

Leao u shpall lojtari më i mirë në Serie A sezonin e kaluar pas titullit të fituar me Rosonerët, ndërsa këtë sezon ka realizuar 9 gola dhe 9 asistime në 27 ndeshje.

Portugezit i skadon kontrata me Milanin në vitin 2024 dhe verën e ardhshme pritet që të largohet nga San Siro.

Barcelona është njëra nga skuadrat që do të tentojë transferimin e Leaos në merkaton e verës dhe Blaugranët madje kanë gati ofertën joshëse për Milanin.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Barcelona është e gatshme tia ofrojë Milanit kartonin e Ferran Torres dhe 50 milionë euro në këmbim të Leaos.

Rosonerët kanë shfaqur interesim për Torres dhe nuk përjashtohet mundësia që ta pranojnë ofertën e Barcelonës, në rast se nuk arrijnë marrëveshje me Leaon për rinovimin e kontratës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here