Nicolo Barella bën gati valixhet, Neroaxurët transferojnë dy yje.
Mesfushori i Interit, Nicolo Barella, është njëri nga mesfushorët më të mirë italian dhe interesimi për shërbimet e tij sa vjen e shtohet.
Disa gjigantë europian synojnë transferimin e Barellas në merkaton e verës dhe Interi pritet të arkëtojë më së paku 80 milionë euro nga shitja e tij.
Inter ka probleme financiare dhe në verë një yll do të sakrifikohet nga drejtuesit e skuadrës, për të përmirsuar bilancet.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Inter do ta shesë Barellan në verë dhe me paratë e arkëtuara nga shitja e tij Neroaxurët do të transferojnë dy yje.
Sipas Calcio Mercato, Inter synon transferimin e dyshes së Sassuolos Frattesi-Erlic.
Davide Frattesi do ta zinte vendin e lënë bosh nga Barella dhe për kartonin e tij Inter do të shpenzojë 30 milionë euro.
Sa i përket Martin Erlic, Marotta e ka piketuar qendërmbrojtësin kroat si zëvendësuesin e Skriniar dhe për kartonin e tij Neroaxurët do të shpenzojnë 10 milionë euro.