BOMBË: Carlo Ancelotti rikthehet në Serie A

Lajm bombastik nga Italia, Carlo Ancelotti rikthehet në Serie A.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Santiago Bernabeu në fund të sezonit.

Pas suksesit sezonin e kaluar duke fituar Champions League dhe La Liga, këtë vit Reali është në krizë rezultatesh me 8 pikë më pak se Barcelona në vend të parë.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Ancelotti do të rikthehet në Serie A, pasiqë gjiganti italian dëshiron shërbimet e 63-vjeçarit.

Sipas Calcio Mercato, Roma e ka piketuar Ancelottin si zëvendësuesin e Mourinhos, në rast se ky i fundit largohet nga Olimpico.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here