BOMBA E VERËS: Milan transferon yllin e Interit

Lajm bombastik nga Italia, ylli i Interit transferohet te Milani.

Inter mbrëmë e mposhti Milanin në derbin e Milanos me rezultat minimal 1-0.

Neroaxurëve i mjaftoi goli i Lautaros për të triumfuar në Derby della Madonnina dhe skuadra e Inzaghit është ngjitur në pozitën e dytë në Serie A.

Milan nga ana tjetër është në krizë të thellë dhe Rosonerët kanë rënë në pozitën e 6-të.

Drejtuesit e Milanit, janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime dhe në verë Rosonerët pritet të kryejnë disa përforcime.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan synon transferimin e Joaquin Correas nga Interi.

Sulmuesi argjentinas nuk po gjen formën e duhur te Interi dhe drejtuesit janë të hapur për shitjen e tij.

Correa ka kontratë me Neroaxurët deri në vitin 2025 dhe për kartonin e tij Milan do të duhet të paguaj më së paku 15 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here