Super shkëmbim, Leonardo Spinazzola te rivalët e Romës.
Mbrojtësi i Romës, Leonardo Spinazzola pritet të largohet nga Olimpico në verë, pasiqë kontrata me Giallorosët i skadon në vitin 2024.
Spinazzola ka luajtur 19 ndeshje këtë sezon dhe ka bërë 1 asistim, ndërsa kontratën me Romën nuk planifikon ta rinovojë.
Calcio Mercato, shkruan se Spinazzola ka përfunduar në shënjestrën e Interit dhe Neroaxurët kanë madje gati ofertën për Romën.
Për të siguruar shërbimet e Spinazzolas, Inter do ti propozojë Romës një shkëmbim me Robin Gosens.
Gosens nuk ka arritur të ambientohet te Interi dhe në verë pritet të largohet nga Meazza.
Sipas Calcio Mercato, te Roma janë të hapur për këtë shkëmbim dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.