E bujshme: Dani Ceballos transferohet te gjiganti italian

Lajm i bujshëm nga Italia, Dani Ceballos transferohet në Serie A.

Mesfushori i Real Madridit, Dani Ceballos, do të largohet nga Santiago Bernabeu në verë, pasiqë kontrata me Los Blancos i skadon në fund të sezonit.

Ceballos po shkëlqen me Realin në ndeshjet e fundit dhe drejtuesit Madrilen i kanë propozuar rinovimin e kontratës, por 26-vjeçari dëshiron largimin.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Inter synon transferimin e Ceballos në merkaton e verës.

Beppe Marotta e ka piketuar Ceballos si zëvendësuesin ideal të Marcelo Brozovic dhe bisedimet me agjentin e spanjollit pritet të fillojnë së shpejti.

Marotta njihet si një ekspert për transferimin e futbollistëve me parametra zero dhe Ceballos sipas të gjitha gjasave karrierën do ta vazhdojë në Meazza.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here