Bisedimet kanë filluar: Guardiola merr drejtimin e gjigantit italian

Lajm bombastik nga Italia, Pep Guardiola transferohet në Serie A.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola mund të largohet nga Etihad në fund të sezonit, sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze.

Manchester City po kalon një periudhë të vështirë, pasiqë Federata e Futbollit të Anglisë ka hapur një hetim dhe Citizens akuzohen për disa mashtrime.

Përveç problemve jashtë fushe, skuadra e Guardiolës është 5 pikë pas Arsenalit në renditje, që ka një ndeshje më pak.

Epokës së Guardiolës te City duket se i ka ardhur fundi dhe destinacioni i rradhës për strategun spanjoll është Italia.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan ka kontaktuar agjentin e Guardiolës.

Rosonerët janë në krizë rezultatesh dhe Pioli rrezikon shkarkimin në fund të sezonit.

RedBird e ka piketuar Guardiolën si njeriun e duhur për projektin e ri dhe bisedimet pritet të intensifikohen edhe më tepër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here