Shkëmbim spektakolar: Dumfries bëhet Biankoner, ndërsa ylli i Juventusit te Interi

Inter dhe Juventus kanë gati shkëmbimin spektakolar.

Mbrojtësi holandez, Denzel Dumfries, ishte njëri nga lojtarët më të përfolur në merkaton e janarit, pasiqë ishte i lidhur me një largim nga Interi.

Neroaxurët janë të hapur për shitjen e Dumfries dhe holandezi në verë sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Meazza.

Interesim për Dumfries kanë shfaqur Chelsea, Manchester United dhe Real Madrid, ndërsa së fundmi në garë është përfshirë edhe Juventusi.

Biankonerët janë në kërkim të një mbrojtësi për krahun e djathtë dhe e kanë piketuar Dumfries si përforcimin e duhur.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se te Inter janë të gatshëm ta lënë Dumfries të transferohet te rivalët e tyre vetëm me një kusht.

Sipas Calcio Mercato, Inter ia ka kërkuar Juventusit që në operacion të përfshihet edhe Nicolo Fagioli.

Zonja e Vjetër është e hapur ta lërë të lirë Fagiolin dhe përveç kartonit të 21-vjeçarit, Biankonerët do të duhet të paguajnë edhe 30 milionë euro në arkën e Interit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here