Lajm bombastik nga Italia, Lukaku largohet nga Interi por jo nga Serie A.
Sulmuesi belg, Romelu Lukaku verën e shkuar u rikthye në Serie A në formë huazimi nga Chelsea.
Rikthimi i Lukakut në Milano, nuk ka qenë aspak i dobishëm për të, pasiqë sulmuesi belg ka pësuar lëndime të shumta dhe në 11 ndeshje të luajtura ka realizuar vetëm dy gola.
Neroaxurët nuk e kanë ndërmend ta blejnë kartonin e Lukakut, ndërsa sipas raportimeve të fundit interesim për belgun kanë shfaqur rivalët e Interit.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Napoli e ka piketuar Lukakun si zëvendësuesin e Victor Osimhen.
Osimhen po shkëlqen këtë sezon me Napoletanët dhe disa gjigant europian janë të gatshëm të ofrojnë 120 milionë euro për 24-vjeçarin.
Në rast se Osimhen largohet në verë, Napoli do të hidhet në sulm për huazimin e Lukakut.