Revolucion te Milani: Pioli-Maldini largohen, në vend të tyre vjen dyshja e rivalëve

Lajm i bujshëm nga Italia, Pioli dhe Maldini largohen nga Milani.

Milan u rikthye te fitorja duke e mposhtur me rezultat minimal Torinon. Skuadra e Piolit është në krizë rezultatesh dhe në verë pritet një revolucion në skuadër.

Skuadra rradhitet në pozitën e 5-të në Serie A, ndërsa mediat italian kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Cardinale mund të shkarkojë Piolin dhe Maldinin pas përfundimit të sezonit.

Sipas Calcio Mercato, Cardinale do të shkarkojë Piolin dhe Maldinin, nëse Milan nuk arrin të kualifikohet në Champions League.

Calcio Mercato, ka shkuar edhe më tutje duke zbuluar se kush do ta zërë vendin e dyshes Pioli-Maldini.

Cardinale është i gatshëm t’ia besojë stolin Maurizio Sarrit, në rast se vjen deri tek shkarkimi i Piolit.

Sa i përket Maldinit, vendin e tij do ta zërë Cristiano Giuntoli, i cili po bën një punë të shkëlqyeshme te Napoli.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here