E bujshme: Trajneri i rivalëve merr drejtimin e Milanit

Lajm bombastik nga Italia, Milan e ka gjetur zëvendësuesin e Piolit.

Milan u rikthye te fitorja duke e mposhtur me rezultat minimal Torinon. Skuadra e Piolit është në krizë rezultatesh dhe në verë pritet një revolucion në skuadër.

Skuadra rradhitet në pozitën e 5-të në Serie A, ndërsa mediat italian kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Cardinale mund të shkarkojë Piolin pas përfundimit të sezonit.

Sipas Calcio Mercato, Cardinale do të shkarkojë Piolin, nëse Milan nuk arrin të kualifikohet në Champions League.

Calcio Mercato, ka shkuar edhe më tutje duke zbuluar se kush do ta zërë vendin e Piolit.

Cardinale është i gatshëm t’ia besojë stolin Maurizio Sarrit, i cili pritet të largohet nga Lazio në verë.

Sarri nuk është i kënaqur me merkaton që po bën klubi dhe në verë është i gatshëm të transferohet në Milano.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here