Çfarë tradhëtie: Ylli i Juventusit transferohet te Interi, nuk është Cuadrado

Neroaxurët ia rrëmbejnë yllin rivalëve të përjetshëm.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Inter-i, me drejtuesit që kanë piketuar goditjen e parë për verën e ardhshme.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se mbrojtësi i Juventusit, Mattia De Sciglio, ka vendosur që të largohet nga Zonja e Vjetër në verë dhe t’i bashkohet Interit.

De Sciglio ka luajtur 789 minuta këtë sezon me Biankonerët dhe nuk bën pjesë në planet e Allegrit.

Mbrojtësi 30-vjeçar do ta zërë te Interi, vendin e Robin Gosens, i cili pritet të largohet në verë nga Meazza.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here