BOMBA E VERËS: Conte merr drejtimin e Milanit dhe transferon yllin e Interit

Lajm bombastik nga Italia, Antonio Conte rikthehet në Serie A.

Mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik ditën e sotme, duke shkruar se Milan po mendon për emërimin e Antonio Contes si trajner.

Rosonerët e kanë nisur vitin 2023 në mënyrë katastrofale duke pësuar 5 humbje në 10 ndeshje të luajtura dhe për momentin renditen në pozitën e 5-të në Serie A.

Me një ecuri të tillë Pioli rrezikon shkarkimin dhe RedBird e ka piketuar Conten si trajnerin e duhur për t’ia besuar drejtimin e skuadrës.

Calcio Mercato, ka shkuar edhe më tutje duke shkruar se në rast se Conte merr drejtimin e Milanit, transferimi i tij i parë do të jetë nga rivalët e përjetshëm të Rosonerëve.

Sipas Calcio Mercato, Conte do tia kërkojë drejtuesve të Milanit transferimin e Marcelo Brozovic, i cili në verë pritet të largohet nga Interi.

Conte e ka drejtuar mesfushorin kroat për dy sezone te Interi duke u shpallur edhe kampion në Serie A.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here