E bujshme: Fabian Ruiz rikthehet në Serie A, por te rivalët e Napolit

Lajm i bujshëm nga Italia, Fabian Ruiz rikthehet në Serie A.

Mesfushori spanjoll, Fabian Ruiz mund të largohet nga PSG pas vetëm një sezoni në Parkun e Princave.

Ruiz u transferua te PSG verën e kaluar nga Napoli për shifrën e 23 milionë eurove, ndërsa me Parisienët ka luajtur në 23 ndeshje këtë sezon, duke realizuar 1 gol dhe 2 asistime.

Spanjolli nuk po bind me paraqitjet e tij dhe drejtuesit e PSG janë të hapur ta lënë të lirë në fund të sezonit.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Ruiz në verë do të rikthehet në Serie A.

PSG i ka vendosur një çmim prej 30 milionë eurove, ndërsa për shërbimet e tij do të duelojnë Juventus dhe Inter.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here