Lajm bombastik nga Italia, Dybala largohet nga Roma, por jo nga Serie A.




Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala po shkëlqen te Roma këtë sezon duke realizuar 11 gola dhe 7 asistime në 22 ndeshje të luajtura.




Dybala u largua nga Juventusi pas gjashtë sezoneve me fanellën e Biankonerëve, ndërsa në Olimpico u transferua me parametra zero.




Por argjentinasi duket se nuk do të qëndrojë te Roma, në rast se Giallorosët nuk kualifikohen në Champions League.




Klauzola e Dybalas është vetëm 12 milionë euro dhe nga kjo mundësi synon të përfitojë Milani.




Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se transferimi i Dybalas është objektivi kryesorë i Rosonerëve për merkaton e verës.



