Neroaxurët ia rrëmbejnë yllin rivalëve të përjetshëm.




Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.




Mes skuadrave më aktive është padyshim Inter-i, me drejtuesit që kanë piketuar goditjen e parë për verën e ardhshme.




Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Inter synon transferimin e Angel Di Maria-s.




Di Maria u transferua te Juventusi verën e shkuar me parametra zero, por nuk ka bindur drejtuesit e Zonjës së Vjetër me paraqitjet e tij.




Argjentinasi nuk do ta rinovojë kontratën me Biankonerët dhe nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Interi.




Neroaxurët e kanë piketuar Di Maria-n si zëvendësuesin ideal të Joaquin Correas, i cili pritet të largohet nga Meazza pas përfundimit të sezonit.



