Lajm i bujshëm nga Italia, Jurgen Klopp transferohet në Serie A.




Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp mund të largohet nga Anfield Road në fund të sezonit, sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze.




Liverpooli është në krizë rezultatesh këtë sezon duke u renditur në pozitën e 8-të në Premier League.




Epokës së Klopp te Liverpoolit duket se i ka ardhur fundi dhe destinacioni i rradhës për strategun gjerman është Italia.




Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter ka kontaktuar agjentin e Klopp.




Neroaxurët renditen në pozitën e dytë në Serie A me 15 pikë më pak se Napoli dhe Inzaghi do të largohet nga Meazza në fund të sezonit.




Suning e ka piketuar Klopp si njeriun e duhur për projektin e ri dhe bisedimet pritet të intensifikohen edhe më tepër.



