Revolucion: Leao largohet për €100M, Milan transferon dyshen e Serie A për €80M

Revolucion te Milani, Rosonerët transferojnë dy yjet e Serie A për 80 milionë euro.

Sulmuesi portugez, Rafael Leao është njëri nga lojtarët më të kërkuar për momentin, falë paraqitjeve mbreslënëse me Milanin.

Leao u shpall lojtari më i mirë në Serie A sezonin e kaluar pas titullit të fituar me Rosonerët, ndërsa këtë sezon ka realizuar 9 gola dhe 9 asistime në 31 ndeshje.

Portugezit i skadon kontrata me Milanin në vitin 2024 dhe verën e ardhshme pritet që të largohet nga San Siro.

Rosonerët do të arkëtojnë më së paku 100 milionë euro nga shitja e Leao-s dhe në vend të tij Maldini do të transferojë dyshen e Serie A.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se me paratë e arkëtuara nga shitja e Leao-s, Milan do të transferojë dyshen e Atalantës, Lookman-Hojlund.

Lookman dhe Hojlund po shkëlqejnë këtë sezon te Atalanta duke realizuar 27 gola dhe 10 asistime sëbashku.

Për të siguruar shërbimet e dyshes, Milan do të duhet të paguaj 80 milionë euro, 50 për Hojlund dhe 30 për Lookman.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here