Marrëveshja është arritur: Inter siguron goditjen e madhe për merkaton e verës

Punë e kryer, Inter siguron goditjen e parë për merkaton e verës.

Interi është në “pole position” për të bërë të vetin Marcus Thuram verën e ardhshëm dhe sulmuesi pritet të transferohet në Milano si lojtar i lirë në fund të sezonit aktual.

Është gjiganti anglez BBC, ai që shkruan se aktualisht zikaltërit kanë arritur marrëveshje me sulmuesin francez.

Neroaxurët janë më të avantazhuar se Manchester United dhe Bayern Mynih në garën për Thuram, të cilit i skadon kontrata me Borussia Monchengladbach pas disa muajsh.

Djali i legjendës Lilian Thuram po kalon një formë shumë të mirë sportive dhe në 22 ndeshje që ka zhvilluar këtë sezon me klubin gjerman ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 4 asiste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here