Marrëveshja është arritur: Wilfried Zaha te gjiganti italian me parametra zero

Lajm i bujshëm nga Italia, Wilfried Zaha transferohet në Serie A.

Sulmuesi ivorian, Wilfried Zaha, do të largohet nga Crystal Palace pas 10 sezoneve në Selhurst Park.

Zaha ka realizuar 6 gola dhe 3 asistime në 20 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa kontrata i skadon në qershor.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Zaha do ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Sipas Calcio Mercato, Zaha ka arritur marrëveshje verbale me Milanin dhe do ti bashkohet Rosonerëve me parametra zero.

Drejtuesit e Milanit e kanë piketuar ivorianin si zëvendësuesin ideal të Ante Rebic, i cili pritet të largohet në verë nga San Siro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here