E bujshme: Fabinho transferohet në Serie A

Lajm i bujshëm nga Italia, Fabinho transferohet në Serie A. 

Mesfushori brazilian, Fabinho pritet të largohet nga Liverpooli në verë, sipas raportimeve të fundit.

Liverpooli po kalon në një krizë rezultatesh këtë sezon dhe në verë priten ndryshime të mëdha në skuadër.

Njëri nga lojtarët që pritet të largohet nga Anfield Road është edhe Fabinho dhe sipas raportimeve të fundit braziliani karrierën mund ta vazhdojë në Serie A.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se interesim për shërbimet e Fabinhos kanë shfaqur Juventus dhe Inter.

Drejtuesit e Liverpoolit janë të hapur ta lënë të lirë për 40 milionë euro, ndërsa Biankonerët konsiderohen si favorit për të siguruar shërbimet e 29-vjeçarit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here