Një yll dhe €20M: Theo Hernandez rikthehet te Reali

Shkëmbim spektakolar, Theo Hernandez largohet nga Milani.

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez është njëri nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë për momentin.

Që nga transferimi i tij në San Siro, Theo ka gjetur formën e duhur dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Real Madrid synon transferimin e Theos, pasiqë francezi pëlqehet shumë nga Carlo Ancelotti.

Perez është i gatshëm t’ia ofrojë Milanit kartonin e Eduardo Camavinga-s dhe 20 milionë euro në këmbim të Theo Hernandez.

Rosonerët janë të hapur për këtë shkëmbim në rast se Theo dëshiron largimin, pasiqë Camavinga do të ishte një super përforcim për vijën e mesfushës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here