Revolucion te Milani, Rosonerët transferojnë dy yjet e Serie A për 80 milionë euro.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Milani, me drejtuesit që kanë piketuar dy goditjet e para për merkaton e verës.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se me paratë e arkëtuara nga shitja e Leao-s, Milan do të transferojë dyshen e Atalantës, Lookman-Hojlund.
Lookman dhe Hojlund po shkëlqejnë këtë sezon te Atalanta duke realizuar 27 gola dhe 10 asistime sëbashku.
Për të siguruar shërbimet e dyshes, Milan do të duhet të paguaj 80 milionë euro, 50 për Hojlund dhe 30 për Lookman.