Shkëmbim spektakolar: Brahim Diaz te rivalët e Milanit

Diaz largohet nga Milani, por mbetet në Serie A.

Mesfushori spanjoll, Brahim Diaz, e ka gjetur formën e duhur te Milani këtë sezon duke realizuar 5 gola dhe 2 asistime në 27 ndeshje të luajtura.

Diaz është i huazuar te Milani dhe Rosonerët në verë do të duhet të vendosin përfundimisht se a do ta aktivizojnë opsionin e blerjes prej 22 milionë eurove.

Drejtuesit e Rosonerëve nuk dëshirojnë të shpenzojnë një shifër të tillë për Diaz dhe Perez është i gatshëm tia ofrojë rivalëve të Milanit.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Reali do tia ofrojë Juventusit kartonin e Diaz në operacionin për ta transferuar Dusan Vlahovic.

Los Blancos synojnë transferimin e Vlahovic dhe përveç Diaz do tia ofrojnë Juventusit edhe 50 milionë euro.

Biankonerët janë të hapur për këtë operacion, pasiqë Diaz do të ishte zëvendësuesi ideal i Angel Di Maria-s.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here