Leao drejt largimit: Milan transferon yllin 70 milionësh

Leao bën gati valixhet, Milan ka gjetur zëvendësuesin.

Një nga përparësitë e merkatos së Milanit është rinovimi i kontratës së portugezit Rafael Leao.

Në rast se kjo telenovelë nuk do të ketë një fund të lumtur, atëherë kuqezinjtë do të hidhen në merkato për të gjetur një zëvendësues.

Sipas Calcio Mercato, dyshja e merkatos kuqezi Maldini-Massara kanë gjetur zëvendësuesin.

Ai është gjermani Florian Wirtz, që luan me Bayer Leverkusen në Bundesligë.

19-vjecari ka një kontratë deri në vitin 2027 me skuadrën gjermane dhe kushton rreth 70 milionë euro.

Wirtz është rikthyer nga një lëndim i rëndë dhe ka treguar menjëherë kualitetet e tij duke realizuar 2 gola dhe 4 asistime në 9 ndeshje.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here