Oferta tunduese ka arritur, Sandro Tonali largohet nga Milani.
Sandro Tonali është shndërruar në njërin nga mesfushorët më të mirë Italian, falë paraqitjeve mbreslënëse me Milanin.
Tonali ka realizuar 2 gola dhe 7 asistime në 30 ndeshje të luajtura këtë sezon dhe disa gjigantë europian synojnë transferimin e tij.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar Liverpooli synon transferimin e Sandro Tonalit nga Milani.
Skuadra e Klopp është në krizë rezultatesh këtë sezon dhe trajneri gjerman ia ka kërkuar drejtuesve afrimin e Tonalit.
Vlera e Tonalit në treg është 50 milionë euro, por për ta lënë të lirë Milani kërkon 80 milionë euro, shifër të cilën Reds janë të gatshëm ta paguajn.
Me paratë e arkëtuara nga shitja e Tonalit, Milan do të hidhet në sulm për transferimin e mesfushorit të Atalantës, Teun Koopmeiners.
Holandezi po shkëlqen këtë sezon te Atalanta duke realizuar 6 gola dhe 3 asistime në 25 ndeshje të luajtura, ndërsa për kartonin e tij Milan do të duhet të paguaj 30 milionë euro.