Revolicon te Milani, epoka Luis Enrique nis me dy super përforcime.




Stefano Piolo dhe Luis Enrique janë dy trajnerët më të përfolur ditën e sotme në mediat sportive.




Mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan do ta shkarkojë Piolin dhe vendin e tij do ta zërë Luis Enrique.




Rosonerët nuk janë të kënaqur me Piolin dhe në verë 57-vjeçari do të largohet nga San Siro.




Luis Enrique është i gatshëm që ti rikthehet punës dhe drejtuesit e Milanit janë të gatshëm t’ia besojnë drejtimin e skuadrës.




Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke zbuluar dy super përforcimet e Enriques te Milani.




Sipas Calcio Mercato, Milan në verë do të transferojë Alvaro Moratan dhe Ferran Torres.




Për të siguruar shërbimet e dyshes, Milan do të duhet të shpenzojë 60 milionë euro.



