BOMBA E VERËS: Thomas Tuchel në Serie A

Lajm i bujshëm nga Italia, Thomas Tuchel në Serie A.

Trajneri gjerman, i shkarkuar në shtator nga Chelsea, pasi fitoi Champions League në vitin 2021, mori disa muaj pushim dhe tani është gati të kthehet në detyrë. Ish-tekniku i Dortmundi-t është ndër kandidatët kryesorë për stolin e Real Madrid-it në rast të lamtumirës së Ancelotti-t.

Së bashku me të edhe Pochettino, Arbeloa dhe Raul. Te PSG, shumë u penduan që e larguan shumë herët dhe pa shumë komplimente, ka nga ata që do ta kthenin përsëri. Në Premier League Tottenham (nëse Conte nuk rinovon) dhe West Ham mendojnë gjithashtu për të.

Sipas Gazzetta dello Sport mes këtyre skuadrave ështëe edhe Inter-i. Neroaxurët e  vlerësojnë shumë dhe nëse Inzaghi do të zhgënjejë, ai mund të jetë në mesin e kandidatëve së bashku me De Zerbin, një tjetër trajner shumë i vlerësuar nga milanezët. Megjithatë, siç u përmend, konkurrenca është e madhe dhe nuk do të ishte e lehtë të siguroheshin shërbimet e gjermanit.

Në të vërtetë, do të ishte një mision pothuajse i pamundur. Ngjashëm me atë të Roma-s, një tjetër klub që mund të mendojë për Tuchel-in në rast divorci me portugezin Mourinho.

Friedkins do të donin të vazhdonin në gjurmët e trajnerëve prestigjiozë me karriera të suksesshme, siç është Special One dhe pikërisht gjermani. Dy skuadra të cilat gjithsesi janë ende në gjendje të shkaktojnë një tërheqje të madhe në pjesën tjetër të Europës. Tani për tani, asgjë nuk mund të përjashtohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here