E bujshme: Lucas Paqueta rikthehet në Serie A

Lajm i bujshëm nga Italia, Lucas Paqueta te rivalët e Milanit.

Mesfushori brazilian, Lucas Paqueta pritet të largohet nga West Ham në fund të sezonit, pasiqë klubi Londinez është pranë rënies nga Premier League.

Paqueta u transferua te West Ham për 43 milionë euro verën e shkuar dhe në 25 ndeshje ka realizuar 2 gola dhe 3 asistime.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se nga kjo mundësi synon të përfitojë Juventusi.

Biankonerët janë në kërkim të një mesfushori dhe e kanë piketuar Paquetan si përforcimin ideal.

Në rast se West Ham skualifikohet nga Premier League, Juventus mund ta transferojë brazilianin për vetëm 20 milionë euro.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here