Nuk po bind te Bayerni: Joao Cancelo rikthehet në Serie A

Lajm bombastik nga Italia, Joao Cancelo rikthehet në Serie A.

Mbrojtësi portugez, Joao Cancelo bëri bujë të madhe në merkaton e janarit, kur u largua nga Manchester City, pas problemve me Guardiolën.

Cancelo iu bashkua Bayernit në formë huazimi, por gjërat për portugezin nuk po ecin mirë as në Allianz Arena.

Portugezi ka luajtur vetëm 295 minuta me Bavarezët dhe drejtuesit e Bayernit nuk do ta aktivizojnë opsionin e blerjes prej 70 milionë eurove.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Interi.

Neroaxurët do të hidhen në sulm për huazimin e Cancelos në merkaton e verës. Cancelo ishte pjesë e Interit gjatë 2017/18.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here