E bujshme: Pogba largohet nga Juventusi, francezi ka skuadër të re

Lajm i bujshëm nga Italia, Paul Pogba largohet nga Juventusi.

Mesfushori francez, Paul Pogba, bëri bujë të madhe verën e shkuar kur vendosi që të rikthehet te Juventusi, pas aventurës te Manchester United.

Por rikthimi i Pogba, nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë, pasiqë francezi pësoi një lëndim në gju para fillimit të sezonit.

Pogba ka debutuar me Juventusin për herë të dytë duke u inkuadruar në lojë në derbin ndaj Torinos me 28 shkurt.

Allegri vendosi ta lërë jashtë skuadrës francezin për ndeshjen me Freiburgun në Europa League, pasi kishte shkuar me vonesë në stërvitje.

Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se PSG synon transferimin e Pogbas në merkaton e verës.

Drejtuesit e Juventusit janë të hapur për shitjen e francezit dhe bisedimet pritet të fillojnë në verë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here